Prej disa ditësh këngëtarja me origjinë shqiptare, ka njoftuar e entuziasmuar se po i afron ditëlindja.
Për pak ditë Rita Ora mbush plot 27 vjeç dhe ka menduar që festimet e saj të kujtohen gjatë. Këngëtarja ka zgjedhur si destinacion Afrikën ku do të festojë ditëlindjen për një javë të plotë. Ajo ka udhëtuar bashkë me motrën e saj Elenën për në Nairobi të Kenias për disa ditë të paharrueshme. Ndaj ndërkohë që po ju sjellim disa nga momentet e para të festimeve, jemi në pritje të atyre në vazhdim.