Florian Agalliu është një prej moderatorëve shqiptarë mjaft të dashur për publikun shqiptar.
E megjithatë, veçse moderator, ai është gjithashtu një aktor mjaft profesionist, ku së fundmi e kemi parë në filmin “2 Gisht Mjaltë” në rolin e Gerit.
Së fundmi Floriani ka qenë i ftuar në programin “Pop Culture”, prej ku mes të tjerash rrëfeu se me moderatorin e njohur Ermal Mamaqi njihej vetëm përmes ekranit, ndërsa me këngëtaren Elvana Gjata është njohur para disa viteve.
Ata kanë qenë në një brez në shkollë, ku Elvana studionte për regji teatri dhe Floriani për aktor.