INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk e kishim menduar ndonjëherë se sa shumë ndikojnë ngjyrat tek ne

Nuk e kishim menduar ndonjëherë se sa shumë ndikojnë ngjyrat tek ne

Publikuar më: 14:57 14-04-2018

Mbase nuk e keni menduar ndonjëherë, por ngjyrat ndikojnë tek ne më shumë seç e kishim menduar. Përpara se të arredojmë dhomën tonë të gjumit, shtëpinë në tërësi, zyrën tonë të punës apo dhe ngjyrat që do të veshim, mendohuni mirë, pasi ndryshimi jonë i humorit ndikohet dhe nga ngjyrat. Një studim së fundmi ka treguar se si ndikojnë ngjyrat tek ne.

1.Tek kujtesa jonë

Ngjyrat mund të ndikojnë në memorien tonë. Nëse ka shumë ngjyrë të kuqe përreth, studimi thotë që ka gjasa që të kujtoni gjëra negative, ndërkohë që ngjyra e gjelbër ndihmon që të kujtoni gjërat pozitive.

2.Tek marrëdhënia juaj me partnerin

Nëse bashkëjetoni me partnerin, përpiquni që të lyeni muret e shtëpisë me ngjyrat rozë, jeshile ose të bardhë, pasi do t’ju ndihmojnë që të jeni më të lumtur më njëri-tjetrin dhe që të shprehni sa më shumë dashuri.

3.Tek emocionet tona

Studimet tregojnë se ngjyra e gjelbër ndikon tek emocionet pozitive. Edhe ngjyra e bardhë dhe rozë kanë të njëjtin efekt, por studiesit janë ende duke studiuar për to. Ndërkohë që ngjyra e kuqe duket se ka efekt të kundërt më ngjyrat që përmendëm më sipër. Ajo ndikon në emocione negative dhe të jep ndjesinë e dështimit.

4.Tek kreativiteti juaj

Ngjyra e gjelbër ndikon pozitivisht në kreativitetin tuaj. Shkencëtarët e kanë krahasuar atë edhe me ngjyrën e bardhë, gri, të kuqe dhe blu. Nëse jeni duke kërkuar një ngjyrë të re për zyrën tuaj, merreni parasysh ngjyrën e gjelbër ose merreni tavolinën tuaj dhe punoni në një hapësirë golfi.

5.Tek oreksi juaj

Ngjyra juaj e pjatës ndikon shumë se sa shumë ju hani. Sa më ndryshe të jetë ngjyra e pjatës nga ngjyra e ushqimit, më pak ju do të hani.

6.Tek migrena

Nëse ju vuani nga migrena, ngjyrat si blu dhe e kuqe ndikon për keq tek migrena. Por studimet tregojnë se pothuajse të gjitha ngjyrat ndikojnë nga pak tek migrena negativisht, përveç se ngjyrës së gjelbër e cila ndikon pozitivisht në dhimbjen tuaj të kokës. Nëse vuani nga migrena konsiderojneni faktin që dhoma juaj e gjumit të jetë ngjyrë e gjelbër.

7.Tek tërheqja fizike

Nëse një femër vesh ngjyrë të kuqe, ajo bëhet më e dëshirueshme për gjininë tjetër. Meshkujt janë më të prirur që të tërhiqen nga ‘lady in red’.

8.Tek energjitë

Ti mund të ndihesh më i lumtur dhe më pak i lodhur pas ushtrimeve fizike që bëni nëse keni qenë të rrethuar nga ngjyra e gjelbër. Bën sens fakti që njerëzit preferojnë që të bëjnë ushtrime fizike në natyrë. Gjithashtu ngjyra e gjelbër ndikon edhe në shëndetin tuaj mendor.

Article Logic
Execution time: 0.0038352012634277