INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk e kishit njohur këtë anë të Stresit, bën urimin më prekës për babanë e tij [FOTO]

Nuk e kishit njohur këtë anë të Stresit, bën urimin më prekës për babanë e tij [FOTO]

Publikuar më: 09:18 12-06-2018

Një ‘bad boy’ që di të shprehet me fjalët më prekëse. Pas një jete plot aventura me policinë, Stresi na tregoi se është edhe familjar. Reperi këtë herë është shprehur me fjalët më prekëse në ditëlindjen e babait. Përmes një videoje në Instastorie, ai tregon dhuratën e bërë babait

35199058_10214058383166928_8211431880256389120_n.jpg

dhe krah një fotoje, bën edhe urimin:

“Urime Ditëlindjen i shtrenjt baba, me mirënjohje të thellë më dalin këto fjalë nga shpirti.

Je si një idhull për mua, je heroi im, je shembulli më i mirë në rrugën që unë ndjek. Je shoku më i denjë që kam, je mirëkuptuesi më i mirë për mua. Në çdo çast të vështirë që kam kaluar gjithmonë ke qenë si një busull drejtuese për mua. Je kritiku që më ka frenuar që pa hedhur hapin e gabuar, je këshilluesi më i saktë që më bëre të mos gaboj kurrë në jetë.

Je BIBEL, je KURAN, çdo fjalë e jotja tingëllon si fjalët e të madhit ZOT.

Të dua shumë shumë sepse kam gjakun tënd, sepse jam djali jot që nuk të zhgënjeu kurrë.

Gjithmonë do ndjehem krenar për ty. Ke qenë babai ideal për mua. I tillë do mbetesh deri në fund … edhe në kujtimet e mia. U bofsh edhe 100 vjeç bab #BB4LIFE“, shkruan reperi.

sfetrfe.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0035839080810547