Ajo është shfaqur gjithmonë intriguese, si për stilin shumë të egër të kënduarit, ashtu edhe për pamjen gjithmonë tërheqëse.
Këtë herë ama duket se ka vendosur që të shfrytëzojë plotësisht format e saj shpërthyese për të lënë fansat me gojë hapur. Gazeta Express publikon disa foto të këngëtares së njohur Genta Ismajli, e cila duket më përvëluese se kurrë më parë. Nëse me rrobabanjo seksi e kishim parë më parë, përshtypje na bën sigurisht poza në të cilën ajo është tërësisht topless. Vërtetë Genta e ka mbuluar me dorë pjesën më delikate të gjoksit të saj, por në pah ka dalë shumë më shumë “lëkurë” se zakonisht.