Ronela Hajati dhe Young Zerka mesa duket nuk kanë qenë dhe nuk janë asgjë më shumë se shokë.
Dyshja e famshme nisën një mori aludimesh rreth marrëdhënies prej tyre pasi shiheshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin në daljet e tyre publike.
Përtej aludimeve ata kurrë nuk e pranuan, por e ftuar në programin ‘Trokit’ në IN Tv, pak kohë më parë ajo e mbylli këtë çështje njëherë e mirë kur tha se Zerka nuk është i saji dhe kjo punë ka marrë fund!
Ronela edhe pse nuk e ndjek më Zerkën në rrjete sociale vazhdon ta mbështesë atë në projektet e reja.
Kështu ka bërë me këngën e tij të fundit të cilën këngëtarja e ka shpërndarë
në Instastory, me përshkrimin “SUPER!”
Ata duket se janë të ndarë miqësisht dhe gjithçka vazhdon në rregull me miqësinë e tyre.