INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Nuk e linte Marinën të punonte”, pas akuzave flet për herë të parë Getoari dhe zbulon planet për të bërë fëmijë: Luanën e ngacmoja…

“Nuk e linte Marinën të punonte”, pas akuzave flet për herë të parë Getoari dhe zbulon planet për të bërë fëmijë: Luanën e ngacmoja…

Publikuar më: 15:38 10-01-2020

Reperi i njohur kosovar Getoar Selimi si rrallëherë ka vendosur të tregojë detaje nga jeta e tij private. Në një intervistë për revistën Living, të cilën ai ka zgjedhur ta bëjë publike në profilin e tij në Instagram,reperi flet jetën në Tiranë, xhelozinë e përfolur dhe zgjerimin e familjes!

“Kemi vendosur bashkë ku do shkojmë, çfarë do bëjmë, dhe ku do të jetojmë. Për të dy ne është njësoj si të jemi këtu, si të jemi në Kosovë. E rëndësishme është puna dhe të jemi ku ka nevojë ajo”, ka thënë reperi. Por ai ndërkohë, foli edhe për fillimet e lidhjes me Marinën, kur ngacmonte Luanën për të motrën, pasi e njihte më shumë atë falë punës, si dhe kur i është dashur të bëjë rolin e përkthyesit mes familjes së tij dhe të Marinës, të cilat kanë pasur shpesh herë keqkuptime.

Por për t’u bërë baba dhe për të zgjeruar familjen çfarë mendon Getoari?

“Pa dyshim që të gjithë krijojnë familje, prandaj dhe njerëzit martohen, por gjërat vijnë në kohën e duhur”, u shpreh reperi.

Ai foli edhe për lajmet e tipit “Geti nuk e lë Marinën të punojë” dhe tha se qeshte me Marinën sa herë që i lexonin ato:

“Njerëzit më paragjykojnë se ju dukem i ashpër, xheloz agresiv”, thotë Getoari i cili shton se i pëlqen të qëndrojë indiferent kur lexon të tilla lajme të pavërteta.

get.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033700466156006