INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Nuk e mbaj në xhep’, Saimiri flet për raportin me Merin pas ‘Love Story’: 'Love Story mbaroi! Jemi...'

‘Nuk e mbaj në xhep’, Saimiri flet për raportin me Merin pas ‘Love Story’: 'Love Story mbaroi! Jemi...'

Publikuar më: 20:31 05-03-2021

Pak ditë më parë, Saimiri i “Love Story” u nis për në Gjermani, por pa Merin. Bukuroshja nga Elbasani tha se asaj i është dashur të qëndrojë në Shqipëri, ndërkohë që Saimiri ka udhëtuar për punë.

Ndjekësit janë bërë shumë kuriozë për marrëdhënien e tyre. Ata nuk i kanë kursyer pyetjet “Ku është Meri?”, apo “A jeni ndarë?”, në çdo post të Saimirit. Ky i fundit ka kthyer një përgjigje publike, duke sqaruar se ai dhe Meri janë bashkë dhe do vazhdojnë ta njohin njëri-tjetrin.

“Faleminderit për pyetjet dhe interesin që keni për marrëdhënien time me Merin! Unë Merin nuk e mbaj në xhep me vete...jetojmë në kohë pandemie dhe ajo nuk vjen dot në Gjermani për momentin. Jemi për bukuri me njëri-tjetrin! Rrini të qetë! Love Story mbaroi! Tashmë gjithçka është e jona! Private. Po përpiqemi ta njohim më shumë njëri-tjetrin, dhe përveç të tjerave kemi dhe sprovën e distancës...! Faleminderit për mirëkuptimin”, ka shkruar ai.

 

 -640-0-60426fc41ba3d.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039510726928711