INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk e mbaruan universitetin, por sot janë miliarderë. Ja cilët janë ata për të cilët flet e gjithë bota

Nuk e mbaruan universitetin, por sot janë miliarderë. Ja cilët janë ata për të cilët flet e gjithë bota

Publikuar më: 10:23 28-08-2019

Mendohet se ata persona që kanë një diplomë janë më të suksesshëm dhe arrijnë të bëjnë para, por jeta ka treguar se jo të gjithë ata që sot janë miliarderë kanë arritur të mbarojnë universitetin.

Disa prej tyre menduan se do të ishte më mirë të përqëndrohen në kompanitë e tyre ndërsa disa të tjerë u bënë të pasur dhe më pas u larguan nga universiteti.

Ja cilët janë disa nga miliarderët të cilët lanë universitete të tilla si Harvardi apo The City College of New York. Ndoshta me fat por edhe me punë por ata ja dolën të kryesojnë listat si ndër njerëzit më të pasur në botë.

Duke nisur me Mark Zuckerberg themeluesi i Facebook
Ai u largua nga Harvard për tu përqendruar tek rrjeti social, sot një gjigant komunikimi.
Zuckerberg themeloi Facebook për të ndihmuar studentët e tjerë të mësojnë emrat e njerëzve në klasat e tyre.Sipërmarrësi 35 vjeçar ka një vlerë neto aktuale prej 66 miliardë dollarë.

Dizajneri i modës Ralph Lauren
Dizajneri 79 vjeçar themeloi kompaninë e tij të modës duke shitur kollare ndërsa punonte në një zyrë në Empire State Building.I quajtur “njeriu që e bëri të freskët modën amerikane”, Lauren aktualisht ka një vlerë neto prej 5.8 miliardë dollarë dhe ka mbaruar vetëm dy vjet nga universiteti.

Themeluesi i CNN, Ted Turner
Ted Turner u largua nga Universiteti Broën para se të diplomohej por jo prej dëshirës, ai u përjashtua nga universiteti për lejimin e të dashurës në dhomën e tij të fjetjes.
Aktualisht 80 vjeçari ka një vlerë neto prej 2.2 miliardë dollarë.

Michael Dell, themeluesi i ‘Dell’
Michael Dell u largua nga Universiteti i Teksasit në Austin për të shitur kompjuterë.
Ai bëri 180,000 dollarë në muajin e tij të parë të biznesit dhe kurrë nuk u kthye në shkollë.54 vjeçari ka një vlerë neto aktuale prej 30,6 miliardë dollarë.

Bill Gates, themelues i Microsoft
Bill Gates u largua nga Harvard pas dy vjetësh për të themeluar Microsoft.
Në vitin 2010, The Harvard Crimson e quajti Gates-in “braktisjen më të suksesshme të Harvardit”.63 vjeçari vlen sot 102 miliardë dollarë.
Të gjithë këto emra janë histori suksesi por që pas tyre qëndron edhe një punë e madhe dhe përkushtim.

Article Logic
Execution time: 0.0033791065216064