Tashmë jemi mësuar me thashethemet për lidhjen e mundshme ose jo mes Butrint Imerit dhe moderatores simpatike, Kiara Tito. Mirëpo edhe pse janë fotografuar disa herë, ata e kanë mohuar, madje janë shprehur se janë thjesht miq të mirë.
Madje, Kiara e përforcoi faktin që s’ka pasur kurrë diçka me Butrintin teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në InstaStory.
“Ke qenë ndonjëherë e lidhur me ndonjë të famshëm?”- ishte pyetja e një ndjekësi, të cilit Kiara iu përgjigj thjesht me “Jo”.
Mirëpo, postimet e tyre të fundit në rrjete sociale ngritën dyshimet, sepse disa media online aludojnë se ata mund të jenë duke i kaluar pushimet bashkë.
Sipas tyre, Kiara dhe Butrinti ndodhen në Dhërmi, madje në të njejtin vend, sepse në të njëjtën kohë kanë publikuar foto ku dalloheshin çarçafët e bardhë të çadrës që lëkundeshin nga era.
Megjithatë mund të jetë një rastësi, sepse në fakt çadra e Kiarës kishte pak kashtë lart, ndërsa ajo e Butrintit jo, për më tepër moderatorja e njohur ka treguar në rrjetet sociale se shoqërohet nga mikesha e saj.
Gjithsesi, ata nuk e kanë fshehur asnjëherë faktin që janë shokë.