Xheni Karaj është aktivistja dhe drejtuesja e LGBTI në Shqipëri, e cila ka qënë gjithmonë e hapur për jetën e saj sociale. Javën e kaluar, ajo bashkë me shumë aktivistë të komunitetit LGBTI marshuan me thirrje pro diversitetit të dashurisë dhe kundër diskriminimit e bullizmit.
Xheni deklaroi gjithashtu në një intervistë se ishte e dashuruar me një vajzë, emrin e të cilës nuk e bëri publike. Madje në rrëfimin e saj tregoi se kanë plane që të kenë edhe një fëmijë, të cilin sipas saj do ta adoptonin.
Ajo ka qenë shumë e rezervuar për jetën e saj private, por së fundmi janë publikuar disa foto ku Xheni shfaqet duke u puthur në publik me të dashurën e saj, identiteti i së cilës nuk dihet.