INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk e njihnit  këtë anë të errët të jetës së Cara Delevigne [FOTO]

Nuk e njihnit këtë anë të errët të jetës së Cara Delevigne [FOTO]

Publikuar më: 14:27 23-05-2016

I shohim në ekran dhe na duken perfektë, por secili prej personazve të famshëm, mbart diçka të fshetë për jetën e tij.

Njër ndër to është edhe Cara Delevigne. Ajo ka treguar për revistën “Ë” se ka kaluar një fëmijëri ndryshe nga të tjerët.  Modelja dhe aktorja ka  rrëfyer për herë të parë se kur ishte e vogël I pëlqenin gjërat e “errëta” si gjaku apo vdekja. “Kur isha e vogël mbaj mend që preva gishtin e dorës, duke u përpjekur të depilohesha me makinën depiluese të babait tim. Nuk mbaj mend të kem ndjerë dhimbje ama isha e mahnitur nga gjaku që derdhej. Mund të them se gati e këputa gishtin. Më ka ngelur akoma shenjë dhe jam e lumtur që e kam akoma, besoj se nuk kam ndryshuar shumë që atëherë” , ka treguar Cara duke qeshur.

 

Article Logic
Execution time: 0.0023701190948486