Ndërkohë që të gjithë mendonin se nëse Kylie Jenner do të kishte fëmijë, babai i fëmijës do të ishte reperi Tyga, 20 vjeçarja i surprizoi të gjithë.
Ylli i reality show-t e ka shprehur shpesh se ka dashur të bëhet mama para moshës 30 vjeç dhe këtë dëshirë sapo e realizoi. Babi i fëmijës së saj do të jetë Travis Scott me të cilin ka vetëm pak muaj e lidhur.
Madje burime nga “People’ thonë se fëmija që po pret më e vogla e familjes Jenner është një vajze e cila pritet të vijë në jetë në muajin shkurt. Por ka qenë vetë 20 vjeçarja që me foton e fundit të publikuar në Instagram (me një vajzë të vogël), ka zbuluar se pret një vajzë.
Duke qenë se lajmin për shtatzëninë e bëri të ditur vetëm tani, 25 vjeçari Scott ka nisur ta ndajë lajmin e gëzueshëm me miqtë e tij që gjatë muajit korrik. Kylie dhe Scott janë shumë të emocionuar dhe mezi po presin të bëhen prindër për herë të parë.