Moderatorja Luana Vjollca është tepër aktive në rrjete sociale, ku ndan vazhdimisht me fansat momente nga puna e përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo mori vëmendjen e të gjithëve me pushimet luksoze në Francë, ku udhëtoi me helikopter privat dhe shijoi nga lart pamjen e të gjithë vendit.
Postimet e saj nuk kalojnë asnjëherë pa marrë mijëra pëlqime e komente, mirëpo nëse mendoni se Luanën e njihni thjesht duke e parë në Instagram, e keni gabim!
Vetë moderatorja ka treguar pak më parë se ajo nuk është aspak si në Instagram.
Luana ka publikuar dy video në profilin e saj. Në videon e parë, ajo shfaqet super seksi teksa lidh këpucët dhe rregullon flokët, e veshur me një fustan të kuq që i ekspozon dekoltenë dhe këmbët.
Mirëpo, në videon e dytë Luana shfaqet me të njëjtën veshje, por me një top futbolli në dorë me të cilin luan me këmbë dhe është gati të rrëzohet teksa ndjek topin.
“Unë në Instagram dhe unë në jetën reale”, shkruan moderatorja me humor krahas videos së saj.