INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk e përfshiu në qeveri, por cila është detyra e re e Saimir Tahirit?

Nuk e përfshiu në qeveri, por cila është detyra e re e Saimir Tahirit?

Publikuar më: 10:37 14-09-2017

Kryeministri Rama ka mbledhur kryesinë dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste mëngjesin e sotëm, duke përcaktuar edhe emrat e drejtuesit kryesore të grupit dhe kryetarët dhe anëtarët e komisioneve parlamentare.
Ka qenë kreu i grupit kuvendor socialist Taulant Balla, i cili ka bërë publikë të gjithë emrat, ndërsa tha se tashmë grupi do të ketë 4 nënkryetarë dhe një sekretar.
Nënkryetarët e grupit parlamentar PS:
1-Evis Kushi
2-Elisa Spiropali
3-Vilma Bello
4-Ilir Beqaj
Sekretari i grupit Parlamentar:
-Ervin Bushati
Nënkryetare e Kuvendit
-Vasilika Hysi
Ndërkohë në fjalën e tij kryeministri, njëherësh kreu i selisë rozë Edi rama ka bërë publik dhe pozicioni i ri në parti i Saimir Tahirit, i cili tashmë do të ketë një rol shumë të rëndësishëm në parti. Gjatë fjalës përballë grupit kuvendor Edi Rama lajmëroi se Tahiri do të jetë koordinator i platformës bashkëqeverisëse, dhe kjo detyrë i është ngarkuar në mbledhjen e kryesisë. Bashkëqeverisja me qytetarët është dhe pika kryesore dhe më e trumbetuar nga Kryeministri pasi fitoi zgjedhjet e 25 qershorit.
Ndërkohë socialistët kanë publikuar dhe emrat e kryetarëve, nënkryetarëve dhe sekretarëve në komisioneve të përhershme parlamentare.
Komisioni i Ligjeve
-Ulsi Manja kryetar
-Klotilda Bushka sekretare
Komisioni për ekonominë dhe financat
-Erjon Brace kryetar
-Anastas Angjeli sekretar
Komisioni për Sigurinë Kombëtare
-Ermonela Felaj kryetare
-Pjerin Ndreu sekretar
Komisioni për veprimtari prodhuese
-Eduard Shalsi kryetar
-Besnik Bare sekretar
Komisioni i Arsimit dhe mjeteve të informimit publik drejtohet nga PD
-Milva Ekonomi nënkryetare
-Fidel Ylli sekretar
Komisioni i Shëndetësisë drejtohet nga LSI
-Elisa Spiropali nënkryetare
-Klodiana Spahiu sekretare
Komisioni për politikën e jashtme
-Mimi Kodheli kryetare
-Elona Gjebrea sekretare
Komisioni për Integrimin Europian
-Bledar Çuçi nënkryetar
-Fatmir Velaj sekretar
Delegacioni në PE, anëtarët e përhershëm
-Taulant Balla
-Elisa Spiropali
-Anastas Angjeli
-Evis Kushi
-Fatmir Velaj
-Eduard Shalsi
-Sajmir Tahiri
-Ermonela Felaj zëvendësuese
-Milva Ekonomi zëvendësuese
Asambleja parlamentare e OSBE
-Bledar Çuçi
-Elona Hoxha
Asambleja parlamentare e NATO
-Mimi Kodheli kryetare e delegacionit
-Xhemal Qefalia anëtar
Asambleja parlamentare e Këshillit të Europës
-Ervin Bushati
-Almira Xhembulla
-Eduard Shalsi
-Klotilda Ferhati zëvendësuese
Unioni Ndërparalmentar
-Gramoz Ruçi
-Musa Ulqini
-Blerina Gjylameti
-Ilir Xhakolli
-Vilma Bello
Inisiativa e Europës Qendrore
-Eglantina Gjermeni
Asambleja parlamentare e Mesdheut
-Klodiana Spahiu
-Milva Ekonomi
Asambleja parlamentare për bashkëpunimin të Detit të Zi
-Andrea Marto
-Paulin Sterkaj
Asambleja parlamentare për bashkëpunimin e Europës Juglindore
-Blerina Gjylameti
-Pjerin Ndreu
Asambleja parlamentare e Frakofonisë
-Ermonela Felaj

Marrëveshja është arritur mbrëmjen e 12 shtatorit, gjatë diskutimeve maratonë për programin e qeverisë, ndërsa Petrit Vasili është propozuar si kryetar i komisionit paralmentar për Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë.
Ndërkohë Partia Demokratike ka propozuar për kryetar të komisionit të Medias Albana Vokshin dhe Genc Pollon si kryetar të komisionit të Integrimit.

Article Logic
Execution time: 0.0039939880371094