Tashmë kanë kaluar 3 vite nga ndarja e Robertit dhe Norës, por ata vazhdojnë të jenë shumë të komentuar në media.
I ftuar në emisionin “Pikë”, Roberti tregoi se si qëndron raporti me ish-bashkëshorten e tij dhe madje tregoi se asaj do i këndonte edhe në dasmë nëse do e ftonte.
“Unë uroj që Nora dhe Renee të jenë të lumtura, dua vetëm lumturinë e tyre dhe vetëm për këtë do të këndoja në dasmën e Norës, nëse do të më ftonte”, tha Berisha.