INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ekziston ''perfekti'', tre momente të vështira që duhet të kaloni në lidhje

Nuk ekziston ''perfekti'', tre momente të vështira që duhet të kaloni në lidhje

Publikuar më: 20:16 04-04-2018

Shpesh jemi keni hasur çifte që rrezatojnë lumturi dhe perfeksion së bashku por, a janë vërtetë ata aq të lumtur dhe nuk kanë asnjë problem?

Ajo që duhet të dini është se nuk ka marrëdhënie të përsosur, por ka persona që dinë se si të ruajnë lumturinë edhe në momente të vështira.

Çdo lidhje kalon të paktën tre situata të cilat konsiderohen të vështira dhe duhen kaluar nga çiftet.

1. “E duhura, i duhuri” nuk ekzistojnë: A ju ka ndodhur kur nuk keni qenë në lidhje që keni thënë se do prisni të gjeni të “duhurin”, apo “perfektin”? Epo ja që nuk ekziston ky person pasi askush nuk është pa defekte. Që të keni sukses në lidhje duhet të bashkëjetoni me të metat e secilit.

2. Pritshmëritë e larta mund të prishin gjithçka: Duke menduar se keni gjetur “perfektin” mund të keni edhe pritshmëri të mëdha nga partneri, shpesh jashtë logjikes, shkruan noa.al. Ruajini pritshmëritë nën kotnroll.

3. Momente kur do të ndiheni të mjerë në një marrëdhënie: Asnjëherë gjërat nuk shkojnë në mënyrë perfekte. Shpesh herë do ndiheni shumë keq, si të mjerë madje. Ajo që duhet të bëni është të flisni me partnerin e ta kaloni bashkë situatën.

Article Logic
Execution time: 0.0035178661346436