Ish-Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama është mbreti i rrjeteve sociale. Ai numëron rreth 182 milionë ndjekës në rrjetet sociale. I dyti që vjen pas tij është surprizë. Pasi ai nuk është as amerikan dhe as europian.
Narendra Modi, kryeministri indian është politikani i dytë më i ndjekur në mediat sociale në nivel global, me një audiencë të përgjithshme prej rreth 111 milionë njerëzish në Facebook, Twitter dhe Instagram.
Sekreti i Modit qëndron tek Twitter-i. Ai është shumë aktiv në këtë platformë çka i ka shënuar numër maksimal audience. Vetëm në muaj mars-prill të këtij viti ai ka postuar rreth 458 postime.