Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pas polemikave se mund të largohet nga “Santiago Bernabeu” gjatë verës.
E përditshmja portugeze “A Bola”, lëshoi bombën të premten në mëngjes duke raportuar se katër herë fituesi i “Topit të Artë”, dëshiron të largohet nga Spanja.
Që nga ajo ditë, portugezi ka qenë temë kryesore në gjitha mediat botërore, ku është raportuar në mënyra të ndryshme – duke u munduar që të gjejnë arsyen e vërtetë të këtij vendimi të CR7, e që besohet të jetë për shkak të akuzave për evazion fiskal, që dyshohet se ka fshehur 14.7 milionë euro, shkruan express.
Ronaldo është i dëshpëruar, që besohet të ketë thënë “në Spanjë po më trajtojnë si kriminelë”, teksa AS e Marca raportojnë se lojtari është i nervozuar edhe me klubin, pasi ka pritur ta mbrojnë më shumë në këtë çështje.
Manchester United, Manchester City, Chelsea, PSG-ja dhe klube nga Kina e duan Cristiano Ronaldon, derisa së fundmi është përmendur edhe Bayern Munich.
Por Manchester United është favorit për të nënshkruar me 32 vjeçarin, i cili gjithashtu ka shprehur dëshiron për t’u rikthyer në “Old Trafford”.
Tifozët tashmë e kanë 'veshur' atë me fanellën e “Djajve të Kuq”.