Ditën e djeshme në 'Pëputhen Prime' kishte prurje të reja. Sara Malaj, quhet vajza e cila ju bashkua programit, ajo është 22 vjeçe dhe studion në degën e Psikologjisë.
Sara jeton prej vitesh në Athinë, dhe ka ardhur në 'Përputhen' për të gjetur dashurinë e jetës. Por, duket se nuk është hera e parë që e shikojmë Sarën, pasi sipas Xing.al ajo vite më parë, ishte e ftuar në emsionin ‘Zonë e lirë’ ku foli si reperja e parë femër.
Gjithashtu, Sara ka realizuar edhe dy këngë, një prej të cilave, në bashkëpunim me reperin e njohur Don Phenom. Sara gjithashtu është përfolur edhe për pozat provokuese që bën.