Mbrëmjen e kaluar, bloggerja e njohur, Armina Mevlani ishte e ftuar në “Shiko kush luan”. Sigurisht ky moment nuk mund të kalonte pa sjellë në vëmendje atë që është përfolur gjatë, dasmën e saj me Shkëlzenin dhe arsyen pse nuk është bërë deri tani.
“Lart e poshtë thuhet se njëherë nuk është Armina gati për martesën e njëherë nuk është Shkëlzeni gati, por a do kemi dasëm në 2020-ën?”, ishte pyetja për Arminën.
“Duhet të jemi të dy gati dhe kjo do kohë organizimi. Në 2020 nuk ka dasëm!”, kështu u shpreh bloggerja e njohur, duke refuzuar tortën gjatë sfidës “Ndaje ose tortën”.