Këngëtarja Luana Vjollca shtoi kuriozitetin e fansave pasi paralajmëroi se do të publikojë këngën e re në bashkëpunim, por pa zbuluar detaje të reja.
Fillimisht u aludua se për këtë këngë, Luana ka bashkëpunuar me Genën, ndërkohë ka qenë vetë ajo që ka bërë të ditur se me kë do të sjellë projektin e saj të fundit dhe bëhet fjalë për këngëtarin e mirënjohur, Ramadan Krasniqi.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Luana ka njoftuar se kënga do të publikohet sot në orën 17:00 dhe fansat po e presin me shumë kuriozitet. “Kenaqesi te bashkepunoja me nje nder ikonat e muzikes Shqiptare!”- shkruan Luana në Instagram.