INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk është gjumi jo! Pas ushqimit dhe seksit ky është aktiviteti që na jep më shumë kënaqësi

Nuk është gjumi jo! Pas ushqimit dhe seksit ky është aktiviteti që na jep më shumë kënaqësi

Publikuar më: 22:18 16-10-2018

Muzika është sfondi i pjesës më të madhe të jetës sonë. Është një nga artet që jep më shumë kënaqësi, ngacmon kujtimet dhe na bënë të ndajmë emocione. Mirëpo, ajo që duket si gjëja më e thjeshtë dhe e zakonshme në botë, në të vërtetë, është rezultat i disa mekanizmave të ndërlikuar. Shkencëtarët pyesin prej kohësh: cili është efekti i muzikës në tru?! Neurologu Facundo Manes, e shpjegon për El Pais. Muzika është në gjendje të na dhurojë kënaqësi njësoj si seksi , droga apo ushqimi.

Stimujt që i detyrohen këtyre katër elementëve, varen nga një qark cerebral i sistemit limbik, formuar prej strukturash që komandojnë përgjigjet fiziologjike për sistemin emocional. Fakti interesant në këtë aspekt është se stimujt emocional të lidhur me muzikën, ushqimin, seksin apo drogërat, aktivizojnë të gjitha një sistem të përbashkët.

Robert Zatorre, një nga themeluesit e laboratorit kanadez të kërkimeve “Brain, Music and Sound”, ka studiuar mekanizmat e neuroneve në perceptimin e muzikës. Nga moment i dëgjimit të tingujve muzikorë, tingujt i transmetohen trungut cerebral e më pas impulset ‘udhëtojnë’ në rrjetet e rëndësishme cerebrale, për të kuptuar muzikën dhe për ta ruajtur në arkivën e atyre të dëgjuarave më parë. Përgjigjja ndaj tingujve, në fakt, është e kushtëzuar nga dëgjimet në të shkuarën dhe në tru arkivohen kohët e meloditë.

Duke parë reagimet e trurit ndaj muzikës, është hamendësuar që muzika është burim i mirë për të na bërë të lëvizim sëbashku, çka e bën njeriun më altruist. Në përgjithësi, muzika ndikon në përmirësimin e gjendjes shpirtërore dhe reagimeve!

 

Article Logic
Execution time: 0.0033371448516846