INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk është Halloween! Të veshurat më mirë dhe më keq në VMA

Nuk është Halloween! Të veshurat më mirë dhe më keq në VMA

Publikuar më: 12:49 29-08-2016

Nata e mbrëmshme e ndarjes së çmimeve VMA i ndau menjëherë të ftuarit në  dy kategoritë; të veshurit më mirë dhe ata të veshur më keq. Duket se këta të fundit kishin ngartërruar spektaklin me festën e Halloween-it.

Farrah Abraham dukej tërësisht e egër nën atë veshje të çuditshme. Flokët e saj zeshkanë të lyer me hije blu bënin kontrast me veshjen me ngjyra.

Por Farrah nuk ishte e vetmja. Atë e ndjek  Cassie  të cilën nuk e kishim parë ndonjëherë më parë me veshje të tillë. Paruket e verdha e  bënin më tepër të dukej si një kanarinë mbi tapetin e kuq.

As Tove Lo nuk kishte qëlluar në shenjë me fustanin e tejmbushur i cili dukej më shumë si një jastëk.

Për të mos harruar të dashurën shtatzënë të Nev Schulman, Laura Perlongo e cila ishte praktikisht topless. E vetmja gjë që kishte veshur ishte një xhaketë e hapur ngjyrë ulliri.

Ndërkohë JoJo , mund t'ia ketë arritur qëllimit për të dhënë pamjen e një vampireje me sytë e nxirë por  me veshjen, jo.

Baddie Winkler veshi një kostum të egër- lakuriq i mbushur me gurë. Të gjithë i kishin sytë nga ajo.

Të veshurat më mirë:

Beyonce dhe Blue Ivy

Nënë e bijë, dyshja e suksesshme shkëlyqen me parakalimin në tapetin  kuq dhe ky ishte vetëm fillimi.

Kim Kardashian

Ajo është ndoshta femra më e zhveshur dhe këtë tregoi edhe në VMA. Megjithatë Kim Kardashian vodhi vështrimin e të gjithëve në tapetin e kuq.

Ashley Graham

Në rast se ishit hutuar nga “veshjet lakuriq”, hidhini një sy veshjes së Ashley Graham. Do të përqëdroheni.

Amber Rose

E egër dhe mahnitëse. Askush nuk mundi t’i hidhte hije Amber Rose-it mbrëmë. Kjo sepse Amber është gjithmonë e përgatitur.

Heidi Klum

Veshje e saj mund të jetë e kamufluar , por Klum sigurisht nuk u venit në sfond.

Article Logic
Execution time: 0.0037660598754883