INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Nuk është ide e mirë të kthehesh me ish-in’ thotë Halsey! Por kjo VIDEO në koncertin e G-Easy na provon të kundërtën

‘Nuk është ide e mirë të kthehesh me ish-in’ thotë Halsey! Por kjo VIDEO në koncertin e G-Easy na provon të kundërtën

Publikuar më: 13:07 25-08-2018

Vetëm dy muaj pasi deklaruan se ishin ndarë duket se Halsey dhe G-Easy nuk mund të qëndronin dhe më shumë të ndarë nga njëri-tjetri.

Pak pas ndarjes Halsey, gjithashtu dha një këshillë të vogël gjatë një interviste në aeroport.

‘Mos flini me ish-in, nuk është ide e mire,” u shpreh ajo.

Por duket se këtë këshillë nuk e ka ndjekur për vete.

Dyshimet për një rikthim të Halsey me reperin, nisën pas ndarjes së çmimeve VMA, ku dyshja u pa duke u larguar së bashku për dore.

Dhe tani, kjo video e koncertit të G-Easy i ka vënë kapakun të gjitha aludimeve.

Ata janë totalisht bashkë.

Teksa G-Easy po performonte në skenë, Halsey e cila ishte gjithashtu në concert po kërcente e këndonte mjaft e lumtur këngën e ish-ups, tani të dashurit të saj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036561489105225