Këngëtari i hitit të kësaj vere, “Hajt hajt”, Butrint Imeri, është munduar të jetë sa më i rezervuar për publikun në lidhje me jetën e tij private.
Ai fokusohet vetëm tek karriera e tij dhe lançimi i hiteve të reja që fansat i presin me padurim, mirëpo ditën e sotme këngëtari ka bërë një përjashtim.
Babai i tij feston 51-vjetorin e lindjes dhe këtë gëzim Butrinti s’mund të rrinte pa e ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram.
Ai ka publikuar një foto me të atin, të cilin na e ka prezantuar për herë të parë.
“Gëzuar ditëlindjen bab! 51”-shkruan këngëtari krahas fotos, shoqëruar me një zemër të kuqe.
Epo mund të themi se Butrinti nuk i paska lënë gjë të atit pasi duken i vëllezër binjakë.