Selena është cilësuar prej disa vitesh si “Mbretëresha e Instagramit”, por gjërat kanë ndryshuar! Këngëtarja e njohur e cila së fundmi ka patur disa probleme shëndetësore, ka rënë nga froni i më të ndjekurës.
Është pikërisht futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo ai, i cili ka kaluar këngëtaren për nga numri i ndjekësve. Ronaldo i ka qëndruar prapa Selenës për kohë të gjatë,ndërsa tani ka arritur edhe ta kalojë Selenën, e cila pak kohë më parë ka pranuar, se ka hequr dorë nga rrjetet sociale dhe interneti.