Prej kohësh është përfolur për një lidhje të mundshme mes Ledrit dhe Sara Hoxhës, por nga ata nuk u pranua kurrë publikisht. Mirëpo tani nuk është më e fshehtë pasi nga postimet e tyre është kuptuar se Ledri dhe Sara janë çift.
Së fundmi, Ledri publikoi albumin e tij në të cilin ka kohë që ka punuar dhe Sara e tregoi publikisht cila këngë e tij i ka pëlqyer më së shumti.
Përmes opsionit pyetje dhe përgjigje në Instagram, ajo tha se “Trëndafili i Zi” është kënga e tij e preferuar.