INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk është në planet e trajnerit serb, Kaçe drejt largimit nga PAOK-u

Nuk është në planet e trajnerit serb, Kaçe drejt largimit nga PAOK-u

Publikuar më: 09:26 12-08-2016

Largimi i mesfushorit shqiptar Ergys Kaçe nga grekët e PAOK-ut duket thuajse i pashmangshëm.

Mediat greke bëjnë me dije se 23-vjeçari nuk është më në planet e trajnerit serb Vladan Iviç, ndaj klubi e ka nxjerrë në shitje.

Mësohet se PAOK-u i ka ulur pretendimet financiare dhe është gati ta lëshojë lojtarin për një milion euro, 1.5 milionë më pak se oferta që iu bë verën e shkuar.

Mediat helene raportojnë se korçari ka refuzuar disa oferta nga ekipe modeste pasi kërkon të transferohet në një nga ligat e mëdha evropiane.

Article Logic
Execution time: 0.0036320686340332