Robert Berisha ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me Nora Istrefin, ku i habiti të gjithë me deklaratën që bëri në lidhje me ndarjen. Ai tha se ka ende një portë të hapur për t’u ribashkuar me këngëtaren e njohur, duke treguar se herë pas here ata qëndrojnë edhe bashkë, duke qenë se jetojnë afër dhe i gjenden pranë vogëlushes Renee.
Gjithashtu gjatë intervistës në “Glamour Zone”, këngëtari u pyet se cilat janë 3 femrat më seksi të showbiz-it shqiptar, duke përjashtuar emrin e Nora Istrefit.
“Elvana Gjata, Era Istrefi dhe Tayna”, tha menjëherë Berisha. Roberti shtoi se emrin e Erës duhet ta kishte përmendur të parin, por preferoi të mos gjykohej se “po mban me hatër”.