Ai është një ndër mbrojtësit më të mirë të Kombëtares dhe padyshim një nga mungesat më të mëdha!
Bëhet fjalë për Mërgim Mavraj, i cili nuk do të jetë sonte në fushë kundër Italisë për shkak të një dëmtimi. Mirëpo, Mavraj nëpërmjet një statusi në “Facebook” u ka dhënë kurajo futbollistëve tanë. “Torturë për ti ndjek çunat nga TV. Sikur të isha në Palermo... #dalshifaqebardhë”, ka shkruar ai.