INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk është shaka! Mos i bëni kurrë këto gjëra pas marrëdhënies intime sepse ju shkaktojnë shumë probleme

Nuk është shaka! Mos i bëni kurrë këto gjëra pas marrëdhënies intime sepse ju shkaktojnë shumë probleme

Publikuar më: 18:00 01-05-2018

Të pini duhan

Duhani: Është diçka klasike, të bëni seks dhe më pas ta ndizni një cigare. Nëse e bëni të dy një gjë të tillë, është tjetër muhabet, por nëse e bën vetëm njëri, atëherë gjërat ndryshojnë.

Mos pini duhan nëse ju nuk doni të ndizni debat rreth erës dhe tymit që e shkakton cigarja në dhomën e gjumit, por edhe problemet tjera eventuale që mund të shfaqen.

Vrapimi për në banjo

Pas përfundimit të marrëdhënies dhe pas përqafimit përfundimtar, për disa, mendimi i parë është për të bërë dush sa më shpejtë të jetë e mundur. Ju nuk duhet të nguteni. Gëzojeni përqafimin përfundimtar dhe prisni ndonjë minutë…

Doni që gjithsesi partneri të kthehet prapa jush

Pozita klasike, prapa jush, nuk është e domosdoshme për ta bërë i dashuri i juaj. Ju ndoshta doni që gjithesi ai të jetë prapa jush, por ndoshta ai nuk ndihet mirë dhe ka nevojë të fle në shpinë, apo të kthehet në krahun tjetër. Për këtë, mos e obligoni ta bëjë këtë. Lëreni të bëjë çka të dojë në shtrat.

Mos ia ktheni shpinën partnerit

Kjo vlen veçanërisht për meshkujt. Pasi e kryejnë marrëdhënien seksuale, kthehen në anën tjetër. Edhe pse ndoshta jeni lodhur, ju duhet t’i mbani sytë hapur, ta shikoni partneren dhe mundohuni ta ruani mirëqenien dhe atë kontaktin psiko-fizik, të cilin e kishit gjatë marrëdhënies seksuale.

Mos e shikoni telefonin

Është e vërtetë se kalojmë më shumë kohë të jetës sonë në rrjetet sociale, sesa ta shijojmë vërtetë jetën. Por, të paktën pasi të keni bërë dashuri, mundohuni të mos e shikoni menjëherë telefonin tuaj, për ta bërë një ‘xhiro’ në Facebook, duke ju përgjigjur ndonjë mesazhi në Whatsapp apo Viber, ose për ta dërguar një email të punës. Telefoni duhet të qëndrojë larg shtratit.

Asnjëherë mos u ktheni kah televizori

Rikthimi i nxituar në realitet dhe në zhurmën e pajisjeve elektronike shtëpiake mund të presë. Kthimi kah televizori është një gjest i vrazhdë, duke e nxitur eventualisht një zënkë nëse duhet të fiket apo të ngritet volumi.

Më falni, si quheni?

Kjo vlen për ata që e kalojnë një natë seksi me një partner apo partnere që e ka njohur një orë më parë. Dhe tash, pas përfundimit të marrëdhënies seksiale, e ndien në vetvete nevojën, ose është kurioz/e që ta dijë identitetin e tij/saj. Por, kjo është një pyetje që s’duhet ta bëni, ose që mund ta bëni në një tjetër takim.

Të visheni dhe të ikni

Të bëni dashuri nuk është si të shkoni te dentisti. Ka prej partnerëve që, pasi ta përfundojnë marrëdhënien seksuale, i marrin plaçkat dhe ikin. Kjo ndodh sidomos tek femrat. Por, ato bëjnë gabim në këtë rast.

Ngase, pasi të keni bërë dashuri, ju keni nevojë të qëndroni afër njëri tjetrit, për t’i shkëmbyer edhe puthjet përfundimtare. Kështu që, goca, mos nxitoni. Shijoni edhe momentet pas seksuale.

Article Logic
Execution time: 0.002112865447998