INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk është Shqipëria, ja cili është vendi i parë në BE që ka braktisur atdheun

Nuk është Shqipëria, ja cili është vendi i parë në BE që ka braktisur atdheun

Publikuar më: 09:22 17-08-2019

Ndonëse edhe shqiptarët janë një popullsi që më së fundmi kanë emigruar dhe kërkojnë të emigrojnë sa më larg Shqipërisë duket se një tjetër vend europian mban rekordi.

Rumunët zënë vendin e parë në BE për emigracion të popullsisë. Gati një e pesta e rumunëve jetojnë dhe jashtë vendit.

Sipas Zyrës Federale Gjermane të Statistikave shkruan DW, në fillim të vitit 2019, në Gjermani ishin të regjistruar rreth 700 000 rumunë. Në Itali dhe Spanjë, numri i rumunëve që jetojnë dhe punojnë është mbi një milion.

Sipas OECD-së, Rumania është një nga vendet kryesore të origjinës në sektorin e emigracionit familjar dhe lëvizjes së lirë brenda Bashkimit Evropian.

Sipas vlerësimeve të autoriteteve rumune, numri i rumunëve të mërguar është katër milionë, që do të thotë rreth 20 për qind të popullsisë rumune. Në muajt e verës, numri i punëtorëve sezonalë në ndërtim dhe bujqësi shkon deri në pesë milionë.

Article Logic
Execution time: 0.0022871494293213