"Kryeqyteti Abdylhamid" është kthyer në një prej serialeve më të ndjekur për publikun turk dhe atë shqiptar.
Rolin kryesor të Sulltanit Abdylhamid e luan aktori Bulent Inal i cili së fundmi në një intervistë për jo vetëm modë ka folur për Shqipërinë duke u shprehur se do të vijë së shpejti.
"Do të vij së shpejti në Shqipëri. I përshëndes dhe i dua shumë të gjithë shqiptarët. Ndihem vërtet shumë mirë. Jam shumë i gëzuar që seriali ynë transmetohet edhe në Shqipëri. Jam vërtet kureshtar të di më shumë mbi vendin tuaj. Sapo të gjej mundësi do të vij bashkë me familjen time", u shpreh aktori.