Mos u çudisni, kjo është një ngjarje e vërtetë.
Dy të rinj me pranga në duar arratisen me vrap nga salla e gjyqit. Një ngjarje e tillë është regjistruar në Washington.
Por gjykatësi zbret në terren, kalon podiumin dhe nis të ndjek të burgosurit. E madje e kap njërin prej tyre.
I arratisuri tjetër u kap disa minuta më vonë.
Ngjarja ka ndodhur më 18 tetor 2018, ku 22-vjeçari Tanner Jacobson dhe 28-vjeçari Kodey Hoëard tentuan të arratiseshin me pranga në duar.