INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk është utopi, në Gjermani transport publik falas

Nuk është utopi, në Gjermani transport publik falas

Publikuar më: 13:53 14-02-2018

Transport publik falas? Nuk është aspak utopi.

Të paktën jo në Gjermani, ku një revolucion i tillë mund të bëhet realitet në të gjitha qytetet.

Dhe në fakt do të ishte një revolucion shumë i pritur nga një shtet si Gjermania e konsideruar si gjigandi i prodhimit të automobilave.

Një projekt i tillë pritet të testohet në 5 qytete gjermane Essen, Bonn, Mannheim, Herrenberg dhe Reutlingen.

Berlini mori një vendim të tillë vetëm pak ditë pasi BE paralajmëroi 9 shtetet evropiane ku niveli i ndotjes kishte arritur në shifra ekstreme.

Sipas vlerësimeve të vetë qeverisë gjermane, njëzet qytete gjermane që do të thyejnë kufijtë e dioksidit të azotit dhe grimcave të imëta të përcaktuara nga ligjet evropiane në dy vitet e ardhshme.

Qeveria ka siguruar kryetarët se çdo vendim do të bëhet në koordinim të ngushtë me komunat dhe se pritet që kjo masë të hyjë në fuqi në fund të vitit.

Por Asociacioni i Komunave, është shprehur skeptik duke thënë se komunat dhe kompanitë e transportit publik nuk mund ta financojnë një projekt të tillë.

Me një revolucion të tillë Gjermania synon të ulë përdorimin e automjeteve private. Gjithashtu, Berlini synon të promovojë përdorimin e automjeteve elektrike.

Komisioni Europian vetëm pak ditë më parë raportoi se rreth 400,000 persona humbin jetën në vit për shkak të ajrit të ndotur.

Article Logic
Execution time: 0.0043559074401855