Gigi Hadid është një ndër modelet me të mira dhe më të kërkuara të momentit, e cila po pushton çdo kopertinë reviste të mundshme. Përpos punës së saj si modele, gjtihmonë ka qenë e komentuar dhe në qendër të mediave rozë, jeta e saj personale. Kur përmend Gigi Hadid padyshim na vjen në mendje edhe lidhja e saj dy vjeçare me Zayn Malik. Lajmi që ata të dy u ndanë, na trishtoi të gjithëve dhe na zhgënjeu gjithashtu pasi tek ta shihim një dashuri të vërtetë dhe të pastër. Një dashuri me ‘happy ending’, por ja që nuk pati një ‘happy ending’ mes tyre. Zayn Malik ka qenë një ndër dashuritë më të mëdha të modeles, por e keni menduar ndonjëherë se përpara Zayn kë ka pëlqyer Gigi apo që ka qenë në një lidhje?Në emisionin “Fun Day” me moderatore Fatma Methasani u fol për disa nga lidhjet e bukuroshes së famshme që janë përfolur në media. Ajo që kuptuam është se modelja e njohur ka qenë gjithmonë shumë e dashuruar dhe kur dashuron Gigi, dashuron shumë dhe përkushtohet dhe nuk ka frikë që ta tregojë edhe publikisht dashurinë që ndjen për partnerët e saj. Madje dhe kur ndahet, ndahet miqesisht me të gjithë. Tani le t’ju hedhim një sy se cilët janë ish-partnerët e Gigi Hadid.
Nick Jonas, jo e konfirmuar
Është përfolur se modelja dhe këngetari i njohur Nick Jonas kanë dalë së bashku. Nuk ka patur dashuri mes tyre, pasi është një ndër marrëdhëniet më të shkurtra të Gigit pasi ajo ka zgjatur vetëm një muaj nga dhjetori i 2012-tës deri në janar të vitit 2013. Gigi gjithmonë ka insistuar duke thënë se ata të dy ishin vetëm miq, por mediat e huaja nuk mendonin kështu pasi fotografët e tyre i kishin kapur disa herë bashkë.
Cody Simpson, e konfirmuar
Gigi Hadid është lidhur me këngëtarin australian në vitin 2013 dhe kanë qëndruar bashkë për 2 vite. Ka qenë një lidhje me plot dashuri, ku të dy kanë ecur nëpër evente të ndryshme duke pozuar së bashku dhe duke mos e mohuar asnjëherë lidhjen dhe dashurinë që kishin per njëri-tjetrit. Ata u ndanë në vitin 2015 dhe nuk dhanë një shkak përse, por ndarja ka qenë shumë e qetë. “Unë e dua ish të dashurën time, ishte një vendim i përbashkët, ne flasim me njëri-tjetrin. Tani është momenti që unë të fokusohem më shumë tek karriera ime dhe tek muzika”, është shprehur Cody Simpson pas ndarjes me modelen.
Joe Jonas, e konfirmuar
Gigi Hadid filloi të dilte me Joe Jonas kur ajo ishte 20 vjeç, ndërkohë që ai ishte 25 vjeç. Ata ishin një çift simpatik dhe nuk kishin turp që simpatinë që kishin për njëri-tjetrin ta shfaqnin publikisht. Gigi dhe Joe kanë qëndruar së bashku për 5 muaj. Gjatë kohës që ata ishin bashkë kishin edhe nickname-n e përbashkët si “G.I.Joe”. Thuhet që ata u ndanë për shkak se të dy ishin të anagzhuar dhe nuk kishin kohe të lirë që të takonin njëri-tjetrin.
Zayn Malik, e konfimuar
Ja ku erdhëm dhe tek lidhja e famshme dhe e preferuar për të gjithë ne, ajo me Zayn Malik. Gigi u lidh me këngëtarin e One Direction, një muaj pasi u nda me Joe Jonas. Mes tyre gjithmonë ka ekzistuar një lidhje shumë e fortë, ata së bashku janë shfaqur në photoshoting, në kopertina revistash, po edhe në videoklipe muzike. Zayn Malik ka tatuazh edhe sytë e modeles. Kënga e tyre e dashurisë është kënga e Zayn Malik “Pilloë talk”, ku shfaqen të dy, një dedikm ky i Zayn për Gigi Hadid. Lajmi para pak kohësh që ata të dy u ndanë ka qenë i papritur për të gjithë. Ata u ndanë në mënyrë miqësore, duke njoftuar të dy në twitter ndarjen e tyre.
Lewis Hamilton, jo e konfirmuar
Pas ndarjes me Zayn Malik, u përfol se mes modeles dhe yllit të Formula One ka ndodhur një flirtim mes tyre dhe janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ende nuk i dihet se si qëndron e vërteta dhe si do të shkojnë punët./intv.al/