Dy këngëtaret e famshme shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, njihen për armiqësinë midis tyre. Por ato do të bëhen së bashku për herë të parë për një project bamirësie. Rita dhe Dua do të jenë pjesë e coverit të këngës Foo Fighters’ Times Like These. Ky projekt është iniciuar nga BBC radio dhe do transmetohet të dielën. Ndërkohë bashkë me dy shqiptaret do të jenë edhe këngëtarë të tjerë si Ellie Goulding, Sean Paul, Bastille, Hailee Steinfeld, 5 Seconds of Summer dhe Chris Martin.
BBC ka bërë të ditur se të gjitha të ardhurat nga projekti Stay Home Live Lounge do të shkojnë për fondacionin Covid-19-Solidarity Response Fund të OBSH-së.
“Jam kaq krenare që ishim në gjendje të bëheshim bashkë për të realizuar këtë këngë dhe mezi po pres ta dëgjojnë të gjithë,”– tha Dua në një deklaratë. “Jam me të gjithë njerëzit në mbarë botën në këtë kohë të vështirë. Ju dua të gjithëve”.