Noizy dhe Oriola Marashit prej kohësh tashmë ndodhen në një situatë vërtetë të komplikuar.
Ata prej kohësh nuk ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe kanë dhënë shenja se miqësia e tyre duket sikur është përçarë disi.
Nga krahu tjetër modelja shihet tek shpërndan në InstaStory-t foto nga koncerte të reperit si dhe mban një raport shumë të mirë me anëtarët e grupit OTR.
Ata gjithashtu ia kanë kthyer mbrapsht miqësinë me komentet e shumta që i lënë nëpër foto.
Së fundmi , në InstaStory-n e saj Orioal ka ndezur një tjetër shkëndijë. Ajo ka shpërndarë një foto nga videoklipi i vitit 2018 të këngës “Toto” e Noizyt-, por me një shigjetë nga sipër ka preferuar që t’i urojë ditëlindjen një prej anëtarëve të grupit @icy_otr.
Një mënyrë e veçantë kjo e modeles për të uruar ditëlindjen pasi prej shumë fotove që mund të kishte zgjedhur t’i uronte ditëlindjen anëtarit të grupit zgjodhi pikërisht këtë ku Noizy ndodhet në pamje ballore.