Dua Lipa dhe Rita Ora prej kohësh nuk flasin me njëra-tjetrën e kjo situatë ka bërë që dy artistet shqiptare të mos vijnë me një bashkëpunim për fansat e tyre. Megjithatë, veprimi i fundit i Ritës, duket se kërkon të “zbusë gjakrat” me Duan.
Trajneri i Orës ka publikuar në Instastory një vide, në të cilën këngëtarja shihet duke u strëvitur në palestër për t’u kujdesur për linjat trupore. Mirëpo, në sfond dëgjohet kënga e Lipës, e titulluar “One Kiss”.
Disa muaj më parë, Bebe Rexha foli për rivalitetin e madh mes Ritës dhe Duas dhe u shpreh se nuk beson që marrëdhënia mes tyre do të rregullohet ndonjëherë. Kjo sepse ajo është përpjekur gjithmonë që “nxisë paqen” dhe t’i bashkojë vajzat, por përpjekjet e saj kanë dështuar gjithmonë.
Dua dhe Rita kurrë nuk kanë folur publikisht për arsyen e prishjes së marrëdhënies së tyre, e cila besohet të ketë nisur nga krahasimi i të dyjave në industrinë muzikore.