INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk flet as me Oriolën?! Zbardhet prapaskena e sherrit mes Françeska Jaçes dhe Kejvina Kthellës: I mori borxh... [FOTO]

Nuk flet as me Oriolën?! Zbardhet prapaskena e sherrit mes Françeska Jaçes dhe Kejvina Kthellës: I mori borxh... [FOTO]

Publikuar më: 12:30 14-10-2019

Pak kohë më parë u përfol se dy modelet seksi, Kejvina Kthella dhe Françeska Jaçe, nuk flisnin me njëra-tjetrën. Pas disa fotove që publikuan së bashku në rrjetet sociale, u tha se shkak i sherrit të tyre ishte bërë një çantë e shtrenjtë.

Vetë Kejvina, e ftuar në programin “Mos i fol shoferit”, e sqaroi me diplomaci sherrin e madh mes tyre, për të cilin janë në dijeni të gjithë miqtë e afërt. “Ty nuk të ka ndodhur ndonjëherë që të kesh pasur një shoqe dhe më pas të mos bëhesh më me të? Ne kemi dy drejtime të ndryshme. Ne nuk kemi thënë ndonjëherë që jemi motra. Nuk jemi zënë, thjesht vendosëm të mos bëhemi më bashkë”, iu drejtua Kejvina moderatores.

Po si qëndron e vërteta e sherrit të dy shoqeve që u bënë mikesha brenda një kohe shumë të shkurtër dhe që u prishën për një çantë firmato? E vërteta është që sherri mes ish-lojtares së “Big Brother” dhe ish-velinës së “Xing me Ermalin” ndodhi për një aksesor luksoz, sipas shqiptarja,com. Prej kohësh, në rrjete sociale kishte munguar një postim i përbashkët i dy mikeshave, që dikur nuk reshtnin së publikuari foto të projekteve bashkë, apo edhe udhëtimeve, pushimeve luksoze e festave ku shfaqeshin të pandara nga njëra-tjetra.

Por sherri me Kejvina Kthellën duket se i ka krijuar edhe armiq të tjerë Françeska Jaçes, si modelja tjetër Oriola Marashi, e cila thuhet se në këtë rast mban anën e Kejvinës, sipas shqiptarja.com.

Sherri ndodhi vetëm për një çantë “Channel” dhe detaje më shumë për këtë konflikt ka dhënë ish-banori i “Kafazi i Artë”, Ben Kasemi, i cili është shprehur se Kejvina dhe Françeska nuk flasin me njëra-tjetrën dhe shkak është bërë një aksesor luksoz që Kejvina i ka marrë borxh Françeskës e më pas e ka humbur. Në një status në “Instastory”, Beni shkruan se arsyeja e sherrit mes dy vajzave, të cilat ai i quan ‘modele’, është një çantë e markës “Channel”.

q1.jpg

Kasemi shkruan më tej se ka qenë Françeska ajo që e ka akuzuar ish-velinën e “Xing me Ermalin” se i ka vjedhur çantën. Kjo e fundit ia ka blerë të re në dyqan dhe ia kthyer çantën firmato, për të cilën akuzohej dhe që nga ajo ditë nuk flasin më.

Pas kësaj, të dyja vajzat kanë fshirë çdo foto bashkë në rrjete sociale dhe nuk ndiqen më në “Instagram”.

Përveç Oriolës dhe Kejvinës, Françeska Jaçes i janë shtuar “armiqtë”. Së fundmi, me një kërkim në rrjete sociale mund të dallojmë se fotografi që ndante çdo projekt me ish-banoren e “Big Brother”, Juxhin Kurti, jo vetëm që nuk e ndjek në “Instagram”, por ka fshirë pothuajse të gjitha fotot me të.

Article Logic
Execution time: 0.0017988681793213