INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk flet më me të pasi mbështeti Elvana Gjatën, Alketa Vejsiu tregon pse s’donte që Arilena të ishte në Festivalin e Këngës! [FOTO]

Nuk flet më me të pasi mbështeti Elvana Gjatën, Alketa Vejsiu tregon pse s’donte që Arilena të ishte në Festivalin e Këngës! [FOTO]

Publikuar më: 14:24 11-02-2020

Bëri bujë disa javë më parë përkrahja që Alketa Vejsiu i dha Elvana Gjatës pasi humbi çmimin e parë tek Festivali i Këngës kundrejt Arilena Arës që u shpall fituese. Alketa reagoi përmes një postimi në Instastory, duke thënë se Elvana ishte fituese me këngën “Me tana” dhe duhet të shkonte në Eurovision.

Pas kësaj deklarate, Arilena e hoqi nga ndjekësit dhe të njëjtën gjë bëri edhe Alketa. Së fundmi, Alketa ka qenë e ftuar në “Opinion” ku ka treguar se nuk donte që Arilena të merrte pjesë në festival pasi s’donte që njerëzit të thoshnin se ajo e kishte marrë fitoren me mik.

“Shqipëria vuan nga nepotizmi dhe gjithmonë janë prioritet njerëzit afër nesh, ata zënë vend pune, ata marrin çmime. Kam qenë kundër që Arilena të merrte pjesë në festival, vetëm për të mos i prerë ëndrrat të tjerëve. Ajo është 21 vjeç. Mund të vinte festivalin tjetër dhe ta fitonte, por jo në fuqi të kësaj kauze. Elvana dhe Arilena janë lënduar të dyja dhe më vjen keq, i kërkoj falje sepse janë vajza dhe unë i mbështes vajzat. Mbase kam gabuar që mbajta qëndrim të njëanshëm, por dy pikëshi i Mikaela Mingës mbetet një histori e pasqaruar për mua, ishte abuzim sepse Elvana ka bërë 40 hite dhe ajo e penalizoi. Kjo ka mbetur çështje e pazgjidhur”, u shpreh Alketa. 

ggg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038340091705322