Oriola Marashi është padyshim modelja më e komentuar e momentit, fotot e videos e saj provokuese nuk kanë si të mos tërheqin vëmendjen e të komentohen shumë. Djemtë ‘lënë kokën’ pas saj e kjo kuptohet edhe nga komentet e shumta që modelja merr.
Nëpërmjet Instagramit, Oriola na ka treguar që ndodhet në Venecia të Italisë dhe kurrsesi nuk kishte si të mungonte një foto “bombë”. Ajo ka publikuar një imazh ku shfaqet më të bardha dhe veshja e saj i nxjerr në pah asetet seksi që modelja ka.
Dhe krahas komenteve të fansave, bien në sy komentet e anëtarëve të OTR-së, të cilët e kanë vlerësuar foton dhe na tregojnë edhe një herë që edhe pse Noizy nuk flet me modelen (të paktën nuk ndiqen në instagram dhe si kemi parë më bashkë), ata gëzojnë marrëdhënie të mirë.
Njëri prej tyre e quan ylli i Pukës, Varrosi i thotë “zjarr” me 3 emoji flakë dhe DJ i grupit OTR e quan mbretëreshë pasi komentoi 3 emoji kurorë.
Dhe sigurisht që Oriola si ka lënë pa përgjigje, sic mund ta shihni këtu: