Por teksa ndodhet e izoluar në shtëpi për shkak të koronavirusit, Enca ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjkësit, të cilët i kanë bërë pyetje të ndryshme.
Enca Haxhia është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare dhe shumë e dashur nga publiku. Teksa ndodhet e izoluar në shtëpi për shkak të koronavirusit, Enca ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit, të cilët i kanë bërë pyetje të ndryshme dhe sigurisht që s’mund të mungonte një pyetje rreth Noizyt.
Dikur ata ishin miq të mirë dhe kanë sjellë disa bashkëpunime të suksesshme bashkë, por marrëdhënia e tyre u prish. Ata i kanë bërë deklarata thumbuese njëri-tjetrit shpeshherë nëpërmjet rrjeteve sociale. Së fundmi, Enca ka realizuar një intervistë për ndjekësit në Instagram. Njëri prej tyre e ka pyetur Encën nëse ka menduar të pajtohet me Noizyn. Ajo ka habitur ndjekësit me përgjigjen e saj duke thënë se “Po”, ka menduar të pajtohet me reperin.