INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk flini mjaftueshëm gjumë? Këto janë pasojat që sjell pagjumësia

Nuk flini mjaftueshëm gjumë? Këto janë pasojat që sjell pagjumësia

Publikuar më: 21:05 16-02-2017

Gjumi është një pjesë e jetës biologjike për qeniet e gjalla i cili vlen për rigjenerimin e aktivitetit të trurit dhe të organizmit në përgjithësi, pra bëhet një çlodhje gjatë gjumit për të pasur energji për aktivitetin e ditës së ardhshme. Mirëpo për arsye të ndryshme, si shkaqe psikologjike, apo edhe fizikë, mund të shkaktojnë pagjumësinë. Por çfarë ndodh nëse nuk flemë mjaftueshëm? 

E kemi më të vështirë të mendojmë logjikisht dhe të reagojmë shpejt.

Kjo mund të jetë e rrezikshme, e veçanërisht nëse nevojitet ndonjë reagim i menjëhershëm, p.s.h, kur jeni duke udhëtuar me makinë.

Fitoni peshë nëse flini më pak se pesë orë në ditë.

Shëndeti i lëkurës fillon të ‘shkatërrohet’: rrudha, kapilarë, aknet fillojnë të shfaqen dhe në përgjithësi trupi plaket më shpejt sesa zakonisht.

Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare fillon të shënojë rritje.

Rreziku për zhvillimin e kancerit rritet.

Harrojmë më shumë. Kur flemë, truri jonë i shfleton të gjitha informacionet. Mungesa e gjumit e pengon atë ta bëjë këtë gjë.

Çfarë duhet të bëni? Ka vetëm një zgjidhje: flini më shumë. Nëse keni për tu zgjuar në orën 7 të mëngjesit, flini në orën 11 pasdite.

Article Logic
Execution time: 0.0056979656219482