Luana Vjollca që nga rikthimi në ekran me ‘’Zemër Luana’’ ka arritur të vë përballë njëri-tjetrit emra të njohur të showbizit shqiptar por edhe personalitete me famë botërore që për herë të parë ishin të pranishëm në një format të tillë në Shqipëri.
A keni rënë pre edhe ju? Njihuni me tre aplikacione mashtruan 20 miliona njerëz Një ekskluzivitet paralajmërohet edhe për puntatën e ardhshme.
Faqja e programit ka paralajmëruar se dy emra gjigant të skenës shqiptare bëhen bashkë për herë të parë duke mos zbuluar emrat. Kanë qenë ndjekësit që kanë shkruar dyshimet e tyre por më së shumti përmenden emrat e Getoar Selimit dhe Mc Kreshës.
Në fakt kjo është edhe dyshja që po flitet se Luana ka arritur t’i vë përballë njëri-tjetrit për herë të parë duke sjell një puntatë zjarr, të cilën mezi po e presim.
Geti dhe Kresha nuk flisnin prej kohësh me njëri-tjetrin dhe kjo do të jetë përballja e parë.