Ato që të dyja dikur ishin mikesha por do të duhej që të dyja të pëqlenin Flori Mumajesin, që kjo miqësi të prishej. Edhe pse ende vazhdojnë ta ndjekin njëra-tjetrën në Instagram, Elvana dhe Liberta nuk komunikuan fare bashkë për ansjë moment në një festë në Kosovë ku të dyja ishin të ftuara. Pasi Elvana u largua nga Threedots dhe nga Flori, ky i fundit nisi një romancë me moderatoren e njohur kosovare. Por si duket 31 vjeçarja nuk e priste këtë nga ajo që e cilësonte mikeshë.
Përpos kësaj, fjalët e fundit që qarkullojnë flasin se këngëtarja shqiptare është ndarë nga partneri biznesmen dhe nuk përjashtohet mundësia që të rikthehet sërish me Florin. Megjithatë, pavarësisht inateve, në partyn e fundit me miqtë Liberta u shfaq duke kërcyer këngën ‘Xheloz’ të Elvanës. Të jenë shuar vallë mëritë mes vajzave? /intv.al/