Prej disa kohësh, aktori i njohur Gaz Paja ka pohuar se po shijon një histori dashurie me një vajzë bjonde. Ai bëri pak muaj më parë një deklaratë të rrallë për partneren, duke e cilësuar atë si “e bukura e dheut”.
“Nuk kemi akoma, as bashkëjetesë, as unazë. Jemi në procesin e njohjes, mirë po shkon. Unë jam tip impulsiv, ajo është ndryshe, që është diçka shumë e mirë. Ndihem vërtet mirë”, u shpreh gjatë intervistës së fundit humoristi.
Pavarësisht se aktori nuk dha asnjë detaj, mediat zbuluan në atë kohë se partnerja e tij quhet Ira Seferi dhe teksa gjithmonë janë munduar t’i fshihen “paparazzit” së fundmi ata u fotografuan çift dhe këtë foto e publikoi vetë Ira në Instagram.
Ajo nuk shkroi gjë tjetër përveç se një zemër emoji të kuqe që do të thotë se ata janë një çift që duhen shumë.