Ai është një ndër Dj më në zë në kryeqytet dhe shpesh herë është në qendër të mediave rozë. Ai ka preferuar ta mbajë larg syrit të publikut jetën e tij sentimentale, por para disa muajsh u përfol se është në një lidhje me balerinën Jora Hodo, pasi i postoi një foto me mbishkrimin “My sunflower”.
Por Dj Sardi ka mohuar gjithçka, dhe është shprehur se ajo nuk është asgjë më tepër se një mikeshë shumë e mirë e tij.
Megjithatë Anabel.al ka publikuar një foto të Sardit dhe Jora-s të cilët janë shfaqur së bashku në koncertin privat me rastin e ditëlindjes së këngëtares se njohur Elvana Gjata dhe ndodheshin në të njejtën tavolinë me Olti Currin.