Showgirl-i Megi Pojani është kujdesur që ta mbajë jetën e saj personale mjaft hermetike. Por mesa duket ka ardhur momenti që të mos fshihet më.
Ndonëse Megi nuk ka folur për jetën e saj private, prej kohësh diskutohej që ishte në një lidhje.
Kryefjala.com ka siguruar një foto të Megi Pojanit me të dashurin e saj, i cili është biznesmen dhe një figurë jo publike.
Ata janë duke pirë kafe me një tjetër dyshe në Tiranë dhe kjo është hera e parë që çifti kapen se bashku. Epo nuk na mbetet gjë tjeter veçse t'i urojmë jetë të lumtur çiftit më të ri në kryeqytet.